https://www.google.com/maps/place/Green+School/@42.6779569,21.1713593,17z/data=!4m2!3m1!1s0x13549f397014e25b:0xd6b5e9c7dfa5cf44!6m1!1e1 Shkolla fillore e mesme e ulët , Shkollë shtetërore! "Shkolla e Gjelbër" Rr. Çamëria Prishtinë Republika e Kosovës Drejtoreshë, Ma.sc.Fahrije Latifi Retkoceri Emali; [email protected] Nr.tel.; 038224148 www.greenschoolprishtine.weebly.com facebook; green school-shkolla e gjelber. Një shkollë ndryshe –Model në Prishtinë,e vetmja në rajon Shkolla e Gjelbër Komuna e Prishtinës gjegjësisht Drejtoria e Arsimit ka një bashkëpunim te ngusht me donator të vendeve të ndryshme,ndihma e të cilëve ka ndikuar në permisimin e kushteve të mësimit dhe në rritjen e rezultateve në arsimin fillor dhe të mesëm .Një ndër projektet e shumta të bashkëfinancuar ështe edhe shkolla jonë e ashtu quajtur Shkollë e Gjelbër në lagjen Çamëria-Komuna e Prishtinës e cila është realizuar nga Komuna e Prishtinës dhe USAID/chf International(1Million e 50 mije euroKe Prishtines dhe Usaid 450 mije euro) Shkolla e Gjelbër është pilot project dhe është unike jo vetem per vendin tone por edhe regjionin e gjerë.Projektin e benë unik trajtimi I përgjithshem duke filluar nga koncepti arkitektonik,perdorimin e infrastrukturës dhe përzgjedhja e matrialeve të”gjelbëra”.Meqë eshte nje project I vetem në rajon eshte punar me kujdes .Projekti I Shkollës së Gjelbër është project qe ka zhvillimin e një pilot projekti I cili do të jetë model që mund të aplikohet ne projektet e ardhshme qe kanë për qëllim krijimin e ambientit me të shëndetshëm. Në projektin e Shkollës së Gjelbër principet kryesore të cilat përdoren janë orientimi,përdorimi I materialeve të gjelbëra apo te recikluara si dhe teknologjia e re për ta reduktuar konsumin e energjisë e cila ndihmohet edhe me teknikat efikase të izolimit . Sistemet më karakteristike janë: Sistemi Gjeotermal për ngrohje dhe ftohje Panelet solare për ngrohje të ujit Reciklimi I ujit të shiut Fasada termale nga druri · Kulmi I gjelbër Qëllimet kryesore janë: 1. Reduktimi I konsumit të energjisë dhe rritjen e energjisë seprodhuar pavarësisht /pavarur, 2. Të krijoj edukimin për energji të ripërtrirjes dhe ndertim të Gjelbër si komponentë e ndertimit. 3. Të krijoj model të replikueshme ne te ardhmen. Gjatë projektimit I eshte kushtuar rëndësi minimizimit të konsumit të energjisë me anë të : 1) Orientimit te objektit nga dielli duke u kujdesur qe te mos kemi shumë drite dhe ngrohje të tepert te objektit ose mos ngrohje te objektit dhe ketu perfshihen edhe instalimi I dyerve dhe dritareve qe e mundeson ndricimin maksimal dhe minimizon qarkullimin pasiv te ajrit. 2) Perdorimi I materialeve adekuate te cilat reduktojnë koston e ngrohjes dhe ftohjes gjate tere jetegjatesise se shkolles dhe 3) Perdorimi I energjise se repertritshme duke perdorur panele solare dhe ngrohje Gjeotermale.Keto teknika jo vetem qe ulin koston e energjise per shkollen e Gjelber por edhe ndikojne ne kualitetin e ambientit duke reduktuar perdorimin e lendeve djegese. Hapja e Shkollës se Gjelbër në Prishtinë - 12 Maj 2011 12 Maj – Ambasadori i Sh.B.A.-veChristopher Dell dhe Kryetari i Komunës Isa Mustafa inauguruan sot zyrtarisht shkollën e re të Gjelbër në Prishtinë. Projekti i USAID it ”Për përkrahje të infrastrukturës në arsimore nëpër shkolla " i cili ka për qëllim përmirësimin e kualitetit të arsimit në shkolla në tërë Kosovën është realizuar në bashkëpunim me Drejtorin Komunale për Arsim. Projekti i Shkollës së Gjelbër është pilot projekt i cili përdor teknologjinë e pastër dhe materiale të kualitetit të lartë për kursimin e energjisë. Aspektet e veçanta të përfshira në këtë shkollë janë: sistemi ngrohjes gjeotermale dhe me solar, sistemi i ftohjes, fasada termike, dyert dhe dritaret, dhe “Kulmi i Gjelbër: i cili njëkohësisht shërben si izolator. Ky është projekti më i madh i zbatuar nga USAID në kuadër të programit për përmirësimin e infrastrukturës në arsim. .PREZANTOJMË SHKOLLËN E GJELBËR Temperaturat nën zero gjatë muajve të dhjetorin nuk janë befasi për Prishtinë, por ditët me diell janë mirëpritur nga shumëkush. Dielli i befasishëm ka befasuar të gjithë, veçanarisht fëmijët në klasat e shkollave. Një shkollë në veçanti që po shfrytëzon më së miri këtë kohë të mirë është Shkolla e Gjelbër në veri të Prishtinës. Kjo shkollë fillore është e veçantë, jo vetëm për Kosovën por edhe për gjithë rajonin e Ballkanit. Kjo ndërtesë e shkollës është ndërtuar në atë formë që të lejojë sa më shumë dritë dhe nxehtë mrenda gjatë ditës, e cila mbahet brenda nga muret e izoluara dhe xhamat efiçient. “Shkolla e Gjelbër” ka një “korridor drite” në mes të saj, thotë drejtoresha e shkollës Fahrije Latifi-Ratkoceri, dhe shton se orientimi i ndërtesës gjithashtu shfrytëson dritën natyrale duke reduktuar varësinë nga burimet elektrike tradicionale. “Quhet Shkolla e Gjelbër pasi që ka një ndërtim të veçantë. Ka një dizajn të ndjeshëm ndaj mjedisit që përfshinë fasadën termike dhe kulmin e dizajnuar enkas, ndërsa karakteristikat kryesore janë sistemi gjeotermal për ngrohje dhe ftohje si dhe panelet diellore të cilat furnizojnë sistemin me energji,” shpjegon drejtoresha. Ky është viti i tretë që shkolla është në funksion pas ndërtimit në vlerë prej 1.5 milionë eurosh që është bashkëfinancuar nga Komuna e Prishtinës dhe një donacion i Qeverisë Amerikane. Rreth 650 nxënës mësojnë në 9 klasa të cilat përgjatë vitit kanë një temperaturë prej 24 gradë Celsius. Panelet diellore ngrohin ujin në sistem për gjithë shkollës që ngrit komforin për nxënësit. Ndërsa kursimet në energji janë mbresëlënëse. “Gjatë muajit nëntor ka qenë mot me diell por i ftohtë, prandaj kemi shpenzuar më shumë energji të marrë nga sistemi elektrik. Si rezultat fatura mujore e energjisë ka tejkaluar një mijë euro,” thotë znj. Latifi-Ratkoceri, por kjo përfaqëson një faturë të arsyeshme në krahasim me shkollat tjera të njejtës madhësi të cilat përdorin qindar litra naftë në ditë për të vënë në funksion sistemin e ngrohjes qendrore. Shkolla e Gjelbër nuk do të ishte komplete po të mos kishte aktivitetin njerëzor brenda dhe rreth saj. Dëshmi të aktiviteteve të kursimit të energjisë mund të shihen ngado; ka kontejnerë për riciklimin e mbeturinave nëpër shkollë, përderisa kopshti përdoret për leksione praktike për qëndrueshmërinë. Shkolla gjithashtu ka ligjërues të trajnuar të cilët organizojnë nxënësit në aktivitete që rrisin vetëdijën për efiçiencën e energjisë, burimet e ripërtëritshme të energjisë, mjedisin e kështu me radhë sikurse gjatë orës së ekologjië ashtu edhe në aktivitetet pasmësimore. Këto aktivitete përfshijnë orët për temat e ndryshme të energjisë, siç janë prodhimet mekanike të energjisë si dhe ushtrime tjera që bëjnë nxënësit të kuptojnë rëndësinë e prodhimit dhe kursimit të energjisë. Shkolla e Gjelbër ofron një model interesant dhe inovativ për shkollat moderne, një model që ia vlen të shpërndahet në pjesën tjera të Kosovës dhe më gjerë. Për të lexuar më shumë për Shkollën e Gjelbër vizitoni: http://greenschoolprishtine.weebly.com |
AuthorDrejtore, ArchivesCategories |